Pyetjet e bëra më shpesh lidhur me shpërblimin e drejtë

Në terma të përgjithshme duhet të theksohet se pagesa e shumave të përcaktuara në vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me shpërblimin e drejtë së bashku me interesat e mundshëm për vonesat janë pjesë e ekzekutimit të vendimeve të formës së prerë dhe të vendimeve të thjeshta të Gjykatës. Pagesa e shpërblimit mbikëqyret nga Komiteti i Ministrave.

Shuma e shpërblimit, monedha, përfituesi, afati kohor për pagesën e shpërblimit si dhe niveli i interesit për vonesat përcaktohen në vendimin e formës së prerë ose vendimin e thjeshtë të Gjykatës.

Kushtet e vendimit nuk mund të modifikohen në mënyrë të njëanshme dhe janë të detyrueshme për shtetin, pa përjashtim. Gjithsesi, në situata shumë specifike, janë pranuar kushte pagese të cilat janë të ndryshme nga kushtet e specifikuara në vendim, për aq kohë sa palët bien dakord për to (për shembull, për një destinacion të ndryshëm pagese, ose pagimi i shpërblimit në një monedhë të ndryshme).

Nëse keni pyetje ose nëse keni ndonjë problem në lidhje me pagesën e shpërblimit të drejtë të njohur nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, ose në lidhje me pagesën e interesave të vonesave, ju lutem kontaktoni Departamentin e Ekzekutimit të Vendimeve me faks, në numrin (+33 (0)3 88 41 27 93), me postë (në adresën Conseil de l’Europe, Service de l’Exécution des Arrêts, F-67075 STRASBOURG CEDEX) ose me e-mail në adresën ([email protected]).

Procedura që duhet të ndiqet për marrjen e shumës së shpërblimit të drejtë të vendosur nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Shuma e shpërblimit të drejtë e përcaktuar në vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut nuk është paguar plotësisht