Cili është qëllimi?
  • Zhvillimi i kapaciteteve të Njësive të Qeverisjes Vendore (NjQV) për një menaxhim efektiv dhe uniform të burimeve njerëzore, në zbatim të legjislacionit dhe standardeve kombëtare.
  • Forcimi i kuadrit institucional për trajnimin dhe zhvillimin e nëpunësve publike dhe të zgjedhurve vendorë.
  • Forcimi i mirëqeverisjes demokratike në nivel vendor përmes shkëmbimit të eksperiencave e koordinimit mes bashkive, dhe pjesëmarrja domethënëse e qytetarëve në proceset demokratike.
Kush përfiton nga ky projekt?
  • Autoritetet publike si Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Departamenti i Administratës Publike (DAP), Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA), Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV), Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil (KMSHC).
  • Bashkitë e vendit, stafi dhe strukturat e tyre institucionale.
  • Qytetarët shqiptarë, organizatat e shoqërisë civile dhe sektori privat, që do të marrin shërbime më cilësore nga bashki që performojnë më mirë.
Si do të zbatohet?

Projekti do të ofrojë suport lidhur me legjislacionin dhe politikat, bazuar në standardet e Këshillit të Evropës, dhe do të realizojë programe për zhvillim të kapaciteteve të përgatitura në bazë të Toolkit-it të Qendrës së Ekspertizës për Mirëqëverisje. Aktivitetet e projektit do të udhëhiqen nga praktikat më të mira Evropiane, të përshtatura posaçërisht me kontekstin lokal për të adresuar nevojat e institucioneve përfituese dhe duke ndërtuar mbi arritjet dhe rezultatet e ndërhyrjes së mëparshme “Forcimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore në Shqipëri”.

Cilat do të jenë produktet që projekti do të realizojë?
  • Funksionalitetet e platformës administrata.al të përmirësuara dhe përditësuara, për të mbështetur praktika më të mira të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në administratën publike shqiptare.
  • Kapacitete të menaxhimit të burimeve njerëzore në nivel lokal të përmirësuara përmes trajnimeve dhe një “helpdesk” të vendosur pranë DAP;
  • Mënyra të reja të identifikuara për një qasje më efiçente dhe të harmonizuar të menaxhimit të burimeve njerëzore në nivel vendor, përmes pilotimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit ndër-bashkiak;
  • Kuadri Kombëtar i Kompetencave për burimet njerëzore dhe Analiza e Nevojave për Trajnim për njësitë e qeverisjes vendore (LGUs);
  • Udhëzues për promovimin e përfshirjes dhe pjesëmarrjes domethënëse të qytetarëve në vendimarrjen politike në nivel vendor; 
  • Kuadri Kombëtar për Llogaridhënie Demokratike për zyrtarët e zgjedhur dhe strukturat e zgjedhura në nivel vendor, në linjë me standardet e Këshillit të Evropës.
Buxheti dhe kohëzgjatja

Ky projekt financohet nga Qeveria Gjermane dhe zbatohet nga Qendra e Ekspertizës për Mirëqeverisje e Këshillit të Evropës. 

Buxheti total i projektit është 700 000 Euro.

Projekti do të zbatohet nga 1 dhjetori 2022 deri më 31 dhjetor 2024.

qendra e ekspertizës

KONTAKT

Arvena Deda

Oficere e Lartë Projekti
+355 4 45 40 216
E-mail


Edit Llazani

Asistente Projekti
+355 4 45 40 213
E-mail

Na ndiqni