Higher Education and Research

Fjala e Minstrit te Arsimit dhe Shkences z. Genc POLLO ne konferencen
“Reformimi i Arsimit te Larte Shqiptar ne Hapesiren Evropiane”

Hotel Tirana International, 22 mars 2006

“I nderuar zoti Kryeministėr,

Tė nderuar pėrfaqesues tė Kėshillit tė Europės,

Zoterinj ambasadore,

Magnificencat tuaja rektorė,

Profesorė tė universiteteve tona,

Mendoj qė kjo ditė ėshtė e vecantė jo vetėm pėr festen fetare tradicionale, apo pėr pėrvjetorin e fitores sė demokracisė 14 vite mė parė, por edhe sepse sot po rivendosim me Kėshillin e Europės njė partneritet shumė tė rėndėsishėm pėr ne, tė filluar nė vitet 90, tė ndėrprerė nė vitet e fundit dhe qe lidhet me cėshtjet e arsimit tė lartė.
Gjėndja nė tė cilėn ndodhet Shqipėria, sfidat me tė cilat ajo pėrballet sot dhe do tė pėrballet nė perspektivė, e bejne te domosdoshme reformen e arsimit tė lartė.
Kjo sipermarrje nuk mund tė bėhet vetėm nė kuadrin shqiptar, e bazuar vetem nė pėrvojėn dhe idetė tona, por duhet ti nėnshtrohet njė shqyrtimi qe merr parasysh pėrvojat e vendeve tė kontinentit tonė e te Perendimit ne pergjithesi. Zhvillimet ndėrkombėtare nė kėtė fushė, pėrfshijne proceset reformatore ku ne duhet te jemi palė. Vetėm kėshtu mund tė hedhim me shpejtesi hapat e duhur nė njė botė qė ėshtė nė procesin e globalizimit. Dhe ky proces i vendos vendet, shoqeritė, institucionet, dhe njerėzit nė pozita konkuruese.
Me Kėshillin e Europės por edhe me partnerė tė tjerė si Banka Boterore, do te bashkėpunojmė ngushtė nė kėtė fushė, me besimin qė ky raport i rivendosur tė jetė intensiv, afatgjatė dhe i frytshėm.
Zonja e Zotėrinj ju e dini, e kemi pėrsėritur shumė herė qė arsimi ėshtė njė prioritet madhor i kėsaj mazhorance. Pra arsimi i lartė dhe universitetet tona pėrbėjnė kurorezimin e ciklit edukativ tė parė dhe qe vazhdon me tej me mesimin gjate gjithe jetes.
Nė shkollat tona te larta ne synojmė tė pėrgatisim diplomantėt tanė me aftesitė dhe njohuritė e duhura pėr tė pėrballuar tregun e punės, tė formojmė qytetarė tė ndėrgjegjshėm tė njė shoqėrie demokratike si dhe tė kemi nė kėto universitete qendra tė zhvillimit dhe tė ruajtjes sė dijes nė shėrbim tė shoqėrisė.
Nen shenjen e ketij misioni, sot duam tė lancojmė debatin publik mbi reformėn nė universitetet tona. Natyrisht qė dhe nė vitet e shkuara arsimi i lartė nė Shqipėri nuk ka mbetur nė vend, janė njohur edhe zhvillime pozitive nė kuadrin e autonomisė universitare, tė reformave, brenda procesit tė Bolonjės e kėshtu me rradhė. Ashtu sic ka patur edhe zhvillime qė kanė nevoje pėr korrigjim. Por ka munguar njė strategji e qartė dhe zyrtare, njė qasje tėrėsore ndaj universiteteve tona dhe prespektivės sė tyre .
Nė debatin qe nismon konferenca e sotme mbi rrugėn nė tė cilėn do tė eci arsimi i lartė shqiptar synojme qe tė pėrfshijmė tė gjithe grupet e interesit. Duke trajtuar te gjitha ceshtjet relevante me nje kalendar te qarte, shpresoj qe brenda nje afati tė arsyeshem, tė vijmė me njė projektligj tė plotė dhe modern pėr arsimin e lartė dhe kėrkimin shkencor, si dhe me njė master plan i cili tė pėrmbajė objektivat qė ne synojmė dhe hapat, masat konkrete nė periudhėn e tyre kohore qė do na cojnė atje.

Universitetet tona do te synoje te rrisin sa me shume te jete e mundur numrin e atyre qe duan te vijojne dhe te perfundojne arsimin e larte, si kusht i formimit te nje shoqerie te mbeshtetur ne dije. Ky proces, duke ruajtur gjithmone cilesine e larte te arsimit, eshte rruga per te arritur nje zhvillim social - ekonomik te larte, si dhe per te konsoliduar demokracine me qytetare aktive.
Shifrat aktuale nuk jane optimiste, perqindja e popullsise qe kane diplome universitare ne teresine e popullsise ne moshe pune eshte shume e ulet, jo vetem ne krahasim me vendet e Bashkimit Evropian por edhe me ato te rajonit. Ne njė vend si Shqiperia me popullsi ne moshė tė re, kjo e fundit pėrbėn resursin kryesor te zhvillimit. Por ky resurs kurrė nuk do tė mund tė shpalosė potencialin e tij nėse arsimimi, nė radhė tė parė ai terciar, nuk do tė ishte ne vellimin dhe nivelin e duhur.
Ne vitin e fundit rreth 2/3 e atyre qe perfunduan shkollen e mesme vazhduan studimet universitare me kohe te plote. Statistikat e fundit tregojne nje rritje te numrit te nxenesve qe kalojne nga arsimi baze ne ate te mesem dhe kjo do te thote nje kerkese me e larte, nje presion me i madh per shkollat e larta. Pergjigja ndaj ketij zhvillimi duhet te jete objekt i nje planifikimi te kujdesshem dhe i masave konkrete. Tregu i punes ne Shqiperi eshte ai i nje ekonomie ne tranzicion. Evoluimi i tij eshte i shpejte dhe pershtatja ndaj kerkesave te tij, eshte i domosdoshem per shkollat tona.
Prandaj thelbesore ne zhvillimin universitar eshte reforma kurrikulare, modernizimi i permbajtjes, me synim perputhjen me tregun e punes.
Nese shohim diplomat qe leshohen ne universitetet tona veme re se qe nga viti 90, ka dominuar tendenca per profilizime te diplomimit dhe kjo qe ne nivelin e pare te studimeve. Ky trend ka sjelle deri ne katerfishimin e titujve te diplomave.
Mendoj se me e rendesishme ne kete leme eshte t’i kushtohet vemendje me teper kompetencave te fituara, se sa kualifikimeve specifike me lidhjen e tyre me nje profesion te caktuar. Kjo e fundit eshte nje mbetje e ekonomise se centralizuar. Ne duhet t’i kushtojme me shume vemendje formimit te kompetencave si, aftesia per zgjidhjen e problemeve, kreativitetit e mendimit analitik dhe te perpiqemi te largohemi nga mesimi i thjeshte i fakteve dhe memorizimi i tyre nga ana e studenteve . Ata qe diplomohen sot do te punojne deri ne vitet 40. Shpesh pervoja tregon se shume individe punojne ne sektore te ndryshem nga perkatesia e diplomimit dhe ndryshojne shpesh vend pune me profile te ndryshme. Mėsimi duhet tė jetė mė pėrkatės me nevojat e ardhshme tė tregut tė punės dhe reformimi i kurrikulave nuk duhet te jete njė “ripaketim”, i mallit ekzistues, por te realizoje aftėsitė qė duhet tė ketė i diplomuari pėr tu pėrshtatur nė njė shoqėri qė ndryshon shpejt. Duhet tė heqim dorė nga diplomat klasike dhe tė dizenjojmė tė reja, sipas profileve profesionale qė na kėrkon e tashmja dhe perspektiva e punėsimit. Arsimi i lartė duhet tė jetė fleksibėl nė pėrmbajtjen e tij dhe kėtu duhet ndjekur hartimi i kurrikulės nė grup-lėndė tė caktuara, aplikimi i sistemit tė krediteve me model ECTS dhe sidomos modularizimi i mėsimit. Kėto elementė e zgjerojnė kurrikulėn dhe shtojnė mundėsinė e zgjedhjes.
Po keshtu edhe debati i cikleve te studimit, nje pjese e mire e tyre jane vendosur ne universitetet tona sipas modelit te Bolonjes, duhet te marre parasysh specifikat e fakulteteve, por edhe kapacitetet e universiteteve te vecanta.
Ne procesin e vleresimit, nje tjeter dallim mund te behet midis universiteteve qendrore me resurse me te medha, qe mund te ndermarrin kerkim shkencor te mirefillte, dhe universiteteve te tjera ku krahas mesimdhenies do te spikase nje rol i vecante ne zhvillimin krahinor.

Njė zhvillim i munguar ne panoramen e arsimit te larte publik jane edhe kualifikimet
Post-sekondare me format profesional. Ndėrsa nė Europė kėto shkolla politeknike shumė tė orientuara nga tregu i punės, kanė tėrhequr vėmėndjen e studentėve duke nxjerrė universitete prestigjoze nga vetekėnaqėsia. Ky zhvillim ka qėnė i munguar. Vetėm nė universitetin e Durrėsit tė hapur me njė vendim tė qeverisė dhjetorin e shkuar, u parashikua njė kurs i tille qė do tė fillojė nė vitin akademik vijues. Nisma tė ardhshme pėr hapjen e tė tjera institucioneve arsimore apo pėrshtatjen ekzistuese, do tė konsiderojnė me pėrparėsi mėsimin e gjuhės angleze dhe tė Teknologjisė sė Informacionit e Kompjutimit.

Tė tėrė kėto sfida kėrkojnė nė rradhė tė parė resurse njerėzore, personel tė kualifikuar i cili ėshtė vėshtirė tė sigurohet nė masėn e duhur nga burimet e brendshme tonat. Prandaj ėshtė e domosdoshme qė pėrmes njė programi “Brain Gain” tė sigurojmė qė shqiptaret e diplomuar dhe graduar nė universitetet ndėrkombėtare me reputacion, tė mund tė vijnė pėr mėsimdhėnie nė shkollat tona tė larta duke gjalleruar e ngritur larmine e cilesine. Per kete ceshtje, si hap te pare, ne jemi duke aprovuar thjeshtesimin e njohjes se diplomave.

Lidhur me pranimet ne universitete Matura Shteterore qe do te zbatohet kete vjeshte, do t’i jape nje pergjigje solide praktikave problematike te se shkuares.
Provimi mbylles i shkolles se mesme, matura, nuk eshte thjesht nje pergjigje ndaj problemeve te hasura ne provimet e pranimeve ne universitete, shpesh te shenuara ne skandale. Ky eshte nje sistem i vleresimit te jashtem e te standartizuar, qe eshte i domosdoshem per arsimin e mesem. Por gjithashtu ai perben sot menyren me te mire me te besueshme, te bazuar ne merite, per pranimet ne shkollat e larta ne ato dege ku ende duhet te aplikojme numrin e mbyllur.
Gjithsesi shkollat e larta jane perfshire ne kete perzgjedhje sepse ato kane percaktuar koeficientet e seciles shkolle si dhe bllokun e lendeve ne provimet me zgjedhje qe u pershtaten atyre. Ne te ardhmen, me konsolidimin e sistemit te Matures Shteterore mund te levizim ne menyre te studiuar, duke i dhene gradualisht me shume kompetenca universiteteve ne perzgjedhjen e studenteve. Keshtu i pergjigjemi edhe nje trendi nderkombetar.
Te gjithe e dime, se gjithcka per sa flasim nuk mund te realizohet nese nuk do kete nje financim te mjaftueshem per planet tona per universitetet. Dhe qeveria tregoi ne buxhetin e ketij viti, qe e konsideron arsimin si prioritet madhor duke rritur substancialisht pagat e arsimtareve. Ne fillim te reformes se arsimit te larte permes ligjit dhe Master planit, jam i sigurt qe burimet financiare qe do vihen ne dispozicion te universiteteve nga buxheti i shtetit do te shenojne nje rritje te konsiderueshme.
Por duhet edhe te shqyrtojme ate qe bejne vende te tjera qe po ecin perpara dhe me guxim te rishohim tarifat e shkollimit. Nuk mund te rrime ne stade te diktuara nga nje mbetje mentaliteti marksisto-egalitar apo mungesa e kurajos politike. Vitin e shkuar me kerkese te Konferences se Rektoreve ne beme nje rritje modeste te kesaj tarife. Vetem 15 euro me shume pavaresisht se tarifa u rrit 20 %. Sipas studimeve qe kemi, kjo tarife perben 5 % te shpenzimeve totale te nje studenti gjate nje vitit akademik si dhe afro 10% te kostos mesatare te nje studenti ne universitetet tona.
Arsimi i Larte per nga vete natyra e tij nuk mund dhe nuk ka pse te mbulohet krejtesisht nga shteti. Perfituesit direkt duhet te paguajne dhe natyrisht ne menyre te proporcionuar, por me shifrat qe kemi, une do u jepja shume te drejte drejtuesve universitare qe kerkojne nje rritje te metejshme te ketyre tarifave. Efekti i deshiruar nuk eshte thjesht rritja e te ardhurave, por kryesisht rritja e interesit per kurset univesitare te cdo studenti. Ajo qe paguhet nuk shperfillet dhe nga ky rregull nuk ben perjashtim as arsimi i larte.
Por ajo qe planifikojme nuk eshte rritja e tarifes unike, por me teper nje strukturim i saj duke e lene pergjithsisht sa eshte, per universitetet e rretheve ne krahinat me probleme varferie, duke e ngritur ne deget ku ka fluks te madh kerkesash dhe ku ka pritshmeri te madhe fitimi per diplomantet. Gjithashtu ne synojme te mbajme tarifa te ulta ne fushat ku ekzistojne deficite kuadrosh si ne shkencat ekzakte, te natyres, ne disa dege inxhinierike apo edhe ne deget ku qeveria ka vendosur prioritete sic eshte Teknologjia e Informacionit dhe anglishtja .
Kjo nuk do te thote qe fakultetet me te ardhura te uleta do te kene edhe financime te ulta, pasi buxheti do te hartohet ne perputhje me nevojat e prioritetet tona.
Synojme te heqim kuotat dytesore, nje praktike diskriminuese qe nuk gjen paralel gjetiu. Njekohesisht do te vazhdojme me zgjerimin e programit te bursave qe me Vendimin e Keshillit te Ministrave ne nentor 2005, per Arsimin e Larte u rrit 7% ne vellim. Edhe kredite e buta apo kuponat arsimore, jane praktika te cilat ne do t’i konsiderojme.
Por gjithashtu ne duhet te nxisim e mbeshtesim universitetet qe permes kontratave me palet e treta, te sigurojne te ardhura, qe patjeter mbeten buxhetet e tyre. Edhe porosite shteterore duhet te indikojne OJQ-te apo individet universitare te perqendrohen ne menyre institucionale tek departamentet e fakulteteve tona. Keshtu do te rrisim edhe kapacitetet e tyre institucionale, pa te cilat nuk ka zhvillim te qendrueshem.
Lidhur me qeverisjen e universiteteve, mund te them se te tere jemi perkushtuar per te siguruar nje autonomi akademike, administrative e financiare. Por te gjithe e dine se realizimi i saj eshte nje proces i cili kerkon kohen e tij, dhe qe duhet shoqeruar domosdoshmerisht nga pergjegjshmeria, raportimi e transparenca.
Aplikimi i zgjedhjes se autoriteteve drejtuese permes votes se fshehte, kryesisht te personelit akademik, ka sjelle nje pervoje interesante e cila garanton pranueshmerine e drejtuesit. Por kjo ka patur edhe efekte anesore, qe duhen marre ne konsiderate. Ndoshta nje pjesmarrje me e gjere e studenteve, e teresise se tyre , me nje koeficientim te arsyeshem, do te jepte me shume frymemarrje demokratike, duke perfshire ne vendimmarrje perfituesit direkt te sherbimit universitar, pra studentet. Por shume e rendesishme do te ishte qe qendra gravitacionale e drejtimit dhe e pergjegjesive te zhvendosej tek departamenti, si njesi baze e mesimdhenies dhe e kerkimit shkencor.
Universitetet tona si dhe te vendeve te tjera postkomuniste, kritikohen nga ekspertet si te mbyllura ndaj shoqerise dhe nevojave te saj. Pergjigja jo vetem ne Lindje, por dhe ne shumicen e vendeve te BE, ka qene nje keshill me perberje nga universitetet por edhe nga bota e jashtme, shoqeria, shteti, biznesi etj. Kompetencat e ketij keshilli shtrihen ne ceshtjet financiare dhe administrative dhe jo ne ato akademike. Mendoj se kjo eshte nje pervoje qe duhet aplikuar pa humbur kohe duke lene menjane politizimet banale. Ne fund te fundit askush nuk mund t’i mohoje Parlamentit e Qeverise se tij, te drejten per te bashkevendosur per miliona euro te taksapaguesve.

Nuk mund te pretendojme universitete cilesore, kur kerkimi shkencor ne to eshte i pazhvilluar, madje shpesh embrional apo inekzistent. Por nuk mund te tolerojme situatat, kur nje numer shume i madh institutesh kerkimore shkencore, te perfshira ne Akademine e Shkencave apo ministrite e linjes paraqesin difekte serioze ne punen e tyre, mungesa te politikave te kerkimit shkencor si dhe resurse jo te pakta njerezore te financuara e te perdorura jo ne menyren e duhur.
Grupi i Eksperteve i ngritur nga Kryeministri perfundoi studimin e tij dhe ofroi rekomandimet e veta per kete ceshtje, te cilat do te debatohen gjeresisht nga palet e interesuara, para se te merren vendimet zyrtare. Por me objektivin e tyre, qe eshte edhe angazhimi i programit qeveritar, integrimin e kerkimit shkencor egzistues ne universitetet tona si rruge per te rritur standartet e tyre, besoj se biem dakord te gjithe. Ruajtja e statusquo-se nuk do t’i sherbente as kerkimit shkencor, as shoqerise shqiptare dhe as pozicionit te saj ne nje konkurrence globale ku ndodhemi duam apo nuk duam ne. Perkundrazi zgjatja e kesaj gjendje do te ishte nje humbje fatkeqe kohe.

Sigurimi i cilesise eshte nje lajtmotiv evropian ne Arsimin e Larte. Nje cilesi e certifikuar ne menyre te besueshme, informon publikun dhe shtetin per gjendjen reale te universiteteve tona. Ajo do te forconte konkurrencen midis shkollave te larta dhe do conte pothuajse automatikisht, avantazhet tek merita.
Puna e bere deri tani nga Agjensia e Akreditimit permes vetevleresimit dhe vleresimit te jashtem, duhet te forcohet dhe konsolidohet. Pjesemarrja e eksperteve te huaj ne vleresime, do te rriste efikasitetin dhe kredibilitetin e punes se saj. Rezultatet e procesit te akreditimit nuk jane raporte qe lexohen dhe me pas harrohen, ato duhet te kene pasoja per zhvillimin e universitetit dhe nje prej tyre mund te ishte ulja apo ngritja e financimeve publike, ne perputhje me vleresimin e konkluduar. Gjithashtu edhe hartimi i standarteve akademike per gjithe strukturen e arsimit te larte eshte me se i nevojshem dhe mungesa e tyre deri tani, ka hapur rrugen ndikimit te faktoreve jo oportune. Kjo pjese shkakton shperpjestime ne zhvillim.
Te tera keto jane sfida serioze per qeverine dhe ambicien e saj ne fushen e arsimit te larte. Per te patur nje keshillim te kualifikuar ne kete fushe, ne planifikojme qe se shpejti permes nje nisme ligjore te krijojme nje Keshill Kombetar per Arsimin e Larte dhe Shkencen. Ai do jete nje organ i rendesishem konsultativ i qeverise per politikat afatgjata te ndermarra ne universitetet tona dhe ne kerkimin shkencor.
Forume deri diku te ngjashme ka patur edhe me pare, por konceptimi i tyre ishte joaktual dhe ata rezultojne te mos kene qene funksionale, per me teper qe duket se kane qene politikisht te njeanshem. Synimi yne eshte te krijojme nje organ dinjitoz, duke perzgjedhur njerezit sipas kualifikimeve dhe reputacionit te tyre, por qe te jene gjeresisht te pranueshem nga te gjithe krahet e perfaqesuesve te popullit shqiptar.

Zonja e Zoterinj, para nje jave une pata privilegjin te isha ne Vjene, ne konferencen e ministrave te Arsimit dhe Shkences nga vendet e Ballkanit Perendimor dhe Bashkimit Evropian. Takim qe ne kete format, ndodh per here te pare dhe qe eshte shenje e qarte e prioritetit qe Brukseli i jep arsimit dhe kerkimit shkencor, shenje e qarte edhe e vullnetit per te asistuar Ballkanin Perendimor ne rrugen drejt zhvillimit dhe integrimit, permes perfshirjes ne Zonen Europiane te Arsimit te Larte dhe Zones Europiane te Kerkimit.
U vu theksi ne hapat e tjera te procesit te Bolonjes, tek njohja e diplomave, tek mobiliteti i studenteve, tek programet si ERASMUS MUNDUS qe do te behen aksesibel per ne, tek programet komunitare qe tashme ofrohen, programi Kuader 7 per kerkimin shkencor, tek kuadri kombetar i kualifikimeve qe ne duhet ta ndertojme edhe ne arsimin e larte (tashme kemi filluar me arsimin profesional), qe sistemi i cdo vendi te coje ne nivel Unioni ne Kuadrin Evropian te Kualifikimeve, ne menyre qe njohja e diplomave te cdo niveli ne nje vend tjeter te Evropes dhe bashke me te edhe mundesia e punesimit, te jete me e madhe.
Keto jane sfida qe kerkojne pune, mund dhe vullnet te forte dhe jam i bindur qe ne i kemi, kemi edhe partneritet te mire per te arritur ato objektiva qe vertet synojme per te ardhmen e mire te ketij vendi.

Ju faleminderit!”