Objektivi kryesor i projektit "Mbështetje për Qëndrueshmërinë e Shkollës së Magjistraturës në Shqipëri" ishte të përmirësonte efektivitetin e sistemit gjyqësor nw Shqipwri, nëpërmjet sigurimit të qendrueshmërisë së Shkollës së Magjistraturës, ngritjen e cilësisë së trainimit fillestar dhe të vazhduar të Shkollës së Magjistraturës dhe forcimit të kapaciteteve menaxhuese të saj.

Objektivi specifik i projektit ishte mbështetja e Shkollës së Magjistraturës si një institucion  self sustainable i gjyqësorit në Shqipëri.

 

Në mënyrë më specifike, objektivat ishin:

  • Forcimi i kapaciteteve menaxhuese dhe operacionale të Shkollës së Magjistraturës, përfshirë këtu dhe qendrueshmërinë financiare (bazuar kryesisht në burimet kombëtare dhe zhvillimin institucional);
  • Përmirësimi i cilësisë së trainimit fillesar dhe të vazhduar organizuar nga Shkolla e Magjistraturës;
  • Arritja e nje niveli të lartë profesional të magjistratëve (gjyqtarë e prokurorë).

Aktivitetet e propozuara kishin si qëllim zbatimin e planit strategjik të hartuar nga Shkolla e Magjistraturës për përiudhën 2006 – 2015.

Synimi kryesor ishte Shkolla e Magjistraturës, stafi administrativ dhe pedagogjik, si edhe studentët e shkollës.

Ky program synonte gjithashtu edhe stafin e ngarkuar me planifikimin e programit të trainimit fillestar dhe të vazhduar, hartimin e materialeve të trainimit dhe menaxhimin financia dhe të burimeve njerëzore të shkollës.

Përfitues të drejtpërdrejtë të rritjes së qëndrueshmërisë së Shkollës së Magjistraturës ishin Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë.

Qytetarët dhe shoqëria Shqiptare ishin natyrisht përfituesit kryesorë të përmirësimit të cilësisë së sistemit të drejtësisë dhe sistemit të arsimit në fushën e drejtësisë dhe gjyqësorit.

 

projekte të mëparshme
Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail