Cili është objektivi?

  • Të promovojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Shqipëri në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës;
  • Të rrisë nivelin e ndërgjegjësimit tek gjyqësori, profesionistët ligjorë, dhe oficerët e policisë rreth të drejtave, detyrimeve dhe përgjegjësive të aktorëve të medias të përcaktuara sipas standardeve evropiane dhe t’i zbatojnë ato në rastet e tyre në praktikë;
  • Të forcojë kapacitetet profesionale dhe pavarësinë e Autoritetit Rregullator të Medias që të kontribojë në ushtrimin e rolit të tij për mbrojtjen e lirisë së medias;
  • Të krijojë një mjedisi mediatik më të sigurt, më pluralist dhe ku aktorët e mediave janë më të ndërgjegjshëm për kufijve e tyre etikë.

Kush përfiton nga projekti?

  • Institucionet kombëtare të trajnimeve për profesionistët ligjorë sikundër Shkolla e Magjistraturës dhe Dhoma e Avokatisë;
  • Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA);
  • Këshilli Shqiptar i Medias, ResPublica, Fakulteti i Drejtësisë dhe Gazetarisë;
  • Profesionistë të fushave si gjyqtarë, prokurorë, oficerë policie, juristë, gazetarë, palë të tjera të interesuara në fushën e medias, studentë universitarë, dhe në fund shoqëria shqiptarë në tërësi.

Si do të funksionojë projekti?

  • Projekti aktual bazohet në rezultatet e arritura gjatë një programi të përbashkët të mëparshëm rajonal të BE/KiE “Përforcimi i ekspertizës gjyqësore mbi lirinë e shprehjes dhe mediat në Evropen Jug-Lindore (JUFREX) 2016-2019;
  • Aktivitetet kapacitgritës për kategoritë e ndryshme profesionale do të kryhen sipas një metodologjie interaktive të mësimit të moshave të rritura dhe modelit nga kolegu në koleg (peer-to-peer), ndërsa ndërlidhja e fortë ndërmjet projektit rajonal dhe atyre lokalë garanton forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve të praktikave më të mira dhe mësimeve që dalin;
  • Projekti përdor një qasje gjithëpërfshirëse me qëllim vendosjen e një dialogu ndërmjet aktorëve të ndryshëm dhe palëve të ndryshme të interesit;
  • Projekti është i strukturuar mbi bazën e tre komponentëve që synojnë grupe specifike: (I) gjyqësorit, profesionistëve ligjorë dhe agjencive ligj-zbatuese; (II) Autoriteti Rregullator i Mediave; (III) gazetarët dhe palëve të tjera të interesuara të medias dhe studentë.

Çfarë presim të arrijmë?

  • Përmirësimin në zbatimin e standardeve të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias nga ana e gjyqsorit, projesionistët ligjorë dhe oficerët e policisë;
  • Forcim të kapaciteteve profesionale të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) shqiptar dhe rritje të besueshmërisë nga ana e komunitetit të mediave ndaj AMA për sa i përket ruajtjes së lirisë së medias duke garantuar njëherazi pavarësi dhe paanshmëri;
  • Ofrimi i kontributit nga palët e interesuara të fushës së medias, anëtarët e parlamentit, universitetet, dhe palët e tjera të interesit për mundësimin e një mjedisi të përshtatshëm për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.

Sa do të kushtojë?

  • Buxheti total i projektit: 415,000 EUR;
  • Buxheti për gjithë programin e Instrumentit Horizontal: 41 milionë EUR (85% i financuar nga Bashkimi Evropian, 15% nga Këshilli Evropës).

Si të merrni më shumë informacion?

 Rreth Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

"Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022" është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës që u mundëson përfituesve të përmbushin agjendat e tyre të reformës në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë dhe përputhjen me standardet evropiane, duke përfshirë aty ku është e nevojshme çështjet në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së. Ky program tre-vjeçar mbulon projekte në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Turqi, si dhe në Kosovë * dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës prej majit 2019.

 

*Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim për qëndrimin në lidhje me statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Kjo faqe interneti është prodhuar duke përdorur fonde të një projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu në asnjë rast nuk mund të konsiderohen si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian.

 

kontakt

Erkanda BUJARI
Office e lartë e projektit
  +355 4 45 40 205
  E-mail