Si pjesë e kornizës programore të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” (Instrumenti Horizontal), Këshilli i Evropës do të zbatojë Projektin "Parandalimi dhe luftimi i diskriminimit për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor në Shqipëri (SOGI)", në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrinë e Brendshme/Policinë e Shtetit Shqiptar, Shkollën e Magjistraturës, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatin e Popullit, si dhe organizatat e shoqërisë civile.

Projekti do t’i mbështesë autoritetet kombëtare dhe vendore për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor (SOGI), duke trajtuar legjislacionin, politikat dhe praktikën në fusha të veçanta. Ekspertët do të vënë në dispozicion këshillat e tyre për të mbështetur punën e Ekipit Kombëtar të Zbatimit dhe Bashkërendimit (EKZB) dhe pikat lokale të kontaktit për barazinë gjinore gjatë zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI 2016 - 2020. Përveç kësaj, projekti do të përqendrohet edhe tek përmirësimi i kapaciteteve të zyrtarëve të zbatimit të ligjit, prokurorëve dhe gjyqtarëve për të hetuar dhe ndjekur penalisht veprat homo/transfobike dhe diskriminimin për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Për ta arritur këtë qëllim, projekti do të kërkojë të rrisë nivelin e ndërgjegjësimit të publikut mbi diskriminimin e vuajtur nga personat LGBTI në vend. Për këtë qëllim do të zhvillohen dy anketa, ku njëra do të përqendrohet tek qëndrimet ndaj personave LGBTI, ndërsa tjetra do të trajtojë format kryesore të diskriminimit të pësuar nga anëtarët e këtij grupi.

Projekti ka filluar më 1 tetor 2016 dhe do të përfundojë më 31 maj 2018 dhe ka një buxhet të përgjithshëm prej 200,000 eurosh.

 

Objektivat e projektit

Qëllimi i projektit është të kontribuojë për uljen e diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor në Shqipëri, në përputhje me standardet evropiane.

Projekti synon të përmbushë këto objektiva:

  • të përmirësojë bashkërendimin ndërministror dhe kapacitetet e autoriteteve për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI 2016-2020, si në nivel kombëtar edhe në nivel vendor;
  • të përmirësojë hetimin dhe ndjekjen e krimeve të urrejtjes ndaj personave LGBTI;
  • të rrisë ndërgjegjësimin e publikut mbi diskriminimin që vuajnë personat LGBTI në vend.

Objektivat e projektit do të arrihen përmes rezultateve të pritshme të mëposhtme:

  • rritjes së njohurive të anëtarëve të Ekipit Kombëtar të Zbatimit dhe Bashkërendimit (EKZB) për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI 2016-2020;
  • rritjes së njohurive të pikave lokale të kontaktit për barazisë gjinore për çështjet e lidhura me SOGI-n;
  • rritjes së kapaciteteve të zyrtarëve të institucioneve të zbatimit të ligjit, prokurorëve dhe gjyqtarëve për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e urrejtjes ndaj personave LGBTI;
  • botimit të të dhënave të reja për qëndrimet ndaj personave LGBTI dhe format e diskriminimit nga të cilat vuajnë anëtarët e këtij grupi;
  • shqyrtimit të sistemit ekzistues të grumbullimit të të dhënave në lidhje me aksesin e personave LGBTI në shërbime.

 

Kjo faqe interneti është prodhuar duke përdorur fonde të një projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Pikëpamjet e shprehura këtu në asnjë rast nuk mund të konsiderohen si pasqyrim i opinionit zyrtar të Bashkimit Evropian.

 

media

"Takimi", një film që synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi diskriminimin që kalon komuniteti LGBTI në Shqipëri increase public awareness about discrimination suffered by LGBTI people in Albania. 

  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page