Projekti për “Mbrojtjen e të Dhënave personale brenda kuadrit të sistemit të Regjistrit Civil në Shqipëri” ue u implementuar nga Këshilli i Evropës me mbështetjen e projektit të OSBE-së Prezenca në Shqipëri, “Asistenca teknike ndaj Qeverisë së Shqipërisë për modernizimin e sistemeve të adresave administrative dhe regjistrit civil”, i ekzekutuar nëpërmjet një marrëveshje granti ndërmjet Prezencës së OSBE-së dhe Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri.

Objektivi kryesor i projektit ishte të mbështeste vendosjen e një kuadri ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale në Shqipëri në përputhje me standardet evropiane me qëllim kontribuimin ndaj një baze të shëndoshë për krijimin e regjistrit civil. Duke qenë se regjistri civil përmban të dhëna të qytetarëve, rregulla, procedura dhe praktika të një niveli të duhur duhet të vendosen për të siguruar një administrim të mirë dhe për të forcuar besimin e qytetarëve në mënyrën sesi autoritetet publike trajtojnë të dhënat e tyre personale.

Këto standarde evropiane  përfshijnë adoptimin e një ligji të përgjithshëm për mbrojtjen e të dhënave personale i cili do të ketë si objekt sektorin publik dhe atë privat dhe krijimin e një autoriteti mbikëqyrës të pavarur për të dhënat personale.

Projekti 18-mujor i cili ka nisur ne Mars 2007 dhe do të implementohet deri në shtator 2008, përqendrohet në tre aspekte:

  • asistenca ndaj ndryshimeve në legjislacion, me qëllim sjelljen në përputhje standardet evropiane
  • asistenca ndaj krijimit dhe funksionimit efektiv të një autoriteti mbikëqyrës të pavarur për të dhënat personale
  • rritja e ndërgjegjësimit e autoriteteve publike dhe sektorit privat në Shqipëri për çështje të mbrojtjes së të dhënave dhe të kuadrit të ri ligjor.

 

projekte të mëparshme
Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail