Të drejta dhe çështje të Konventës që duhet të marr parasysh

Neni 2 E drejta për jetën, 3 Ndalimi i torturës, 5 E drejta për liri, 8 Respektimi i jetës private dhe familjare, 14 Ndalimi i diskriminimit, 34 E drejta e aplikimit individual, Protokolli Nr. 4 Neni 2 Liria e lëvizjes

  • A janë shqyrtuar masa më të lehta se mohimi i lirisë dhe a janë konstatuar ato si të mjaftueshme?
  • A janë të përshtatshme kushtet ku mbahet personi lidhur me pastërtinë, ushqimin dhe fjetjen, dhe mbipopullimin?
  • Në rastet e të burgosurve që u përkasin grupeve vulnerabël të pakicave, a po trajtohen ata pa diskriminim?
  • A janë marrë të gjitha hapat e nevojshme dhe të arsyeshme për të vlerësuar gjendjen mjekësore të të ndaluarit, veçanërisht nëse ka një indikacion se ata janë të dëmtuar?
  • A janë vlerësuar të ndaluarit që herët për rrezikshmërinë që parqesin ndaj vetes dhe a janë monitoruar rregullisht personat e konstatuar se janë të ekspozuar ndaj këtij rreziku?
  • A mbrohen të ndaluarit nga dhuna nga personat e tjerë të ndaluar?
  • A marrin kujdesin dhe mbështetjen e nevojshme të ndaluarit (në rast sëmundje, paaftësie, moshe, orintimi seksual, etj.)?
  • A kanë të ndaluarit të drejtën për të pasur korrespondencë, veçanërisht me avokatët dhe gjykatat?
  • A është e ligjshme ndërhyrja në këtë të drejtë, për një qëllim legjitim të mbrojtur dhe përpjesëtimore?
  • A pengohet në ndonjë mënyrë e drejta e të ndaluarve për t’ju drejtuar Gjylatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut?
  • A janë informuar të gjithë të ndaluarit në paraburgim për natyrën dhe shkakun e akuzës kundër tyre?
  • A u është dhënë atyre kohë dhe lehtësira të mjaftueshme, veçanërisht akses tek avokatët e tyre në privatësi, për t’u përgatitur për mbrojtjen?

Ju lutem mbani parasysh
Nenet me numra i përkasin Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përveçse kur specifikohet një Protokoll i caktuar.
Çështjet e përmendura nuk janë shterruese.