Të drejta dhe çështje të Konventës që duhet të marr parasysh

Neni 2 E drejta për jetën, 3 Ndalimi i torturës, 8 Respektimi i jetës private dhe familjare, 14 Ndalimi i diskriminimit

  • A ka justifikim për përdorimin e forcës (mbrojtja e vetes ose e të tjerëve, realizimi i një arrestimi, shtypja e një trazire)?
  • A është forca e nevojshme në mënyrë strikte dhe a është në përpjesëtim me qëllimin që kërkon të përmbushë; a mund të arrijë të njëjtin rezultat përdorimi i më pak force?
  • A çon forca në torturë ose në trajtim çnjerëzor?
  • A janë trajtuar dëmtimet menjëherë nga një mjek?
  • A janë mbajtur të dhëna të përshtatshme përkundrejt nevojës potenciale për të shqyrtuar rrethanat për përdorimin e forcës?

Ju lutem mbani parasysh
Nenet me numra i përkasin Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përveçse kur specifikohet një Protokoll i caktuar.
Çështjet e përmendura nuk janë shterruese.