Neni 11 garanton dy të drejta për të vepruar në mënyrë kolektive me të tjerët.

Liria e tubimit përfshin mbledhjet publike dhe private, marshimet, procesionet, demostratat dhe protestat ku protestuesit refuzojnë të largohen derisa të jenë plotësuar kërkesat e tyre. Qëllimi mund të jetë politik, fetar ose shpirtëror, ose çdo qëllim tjetër; lidhur me qëllimin nuk është vënë asnjë kufizim, por çdo tubim duhet të jetë paqësor. Dhuna e rastësishme nuk do të thotë që tubimi e humbet mbrotjen, në përjashtim të rasteve kur ai ka qëllim përçarës.

Detyrimet pozitive: shteti ka detyrën të mbrojë personat që ushtrojnë të drejtën e tyre për tubim paqësor nga dhuna dhe kundërdemostruesit. Në një rast, policia kishte formuar një kordon për t’i ndarë demostruesit rivalë, por nuk arriti të parandalonte sulmet fizike dhe dëmtimin e pronës. Gjykata u shpreh se policia nuk kishte bërë mjaftueshëm për të lejuar një demostrim të ligjshëm të zhvillohej në mënyrë paqësore (United Macedonian Organisation Ilinden and Ivanov v. Bulgaria).

Kufizimet ose ndalimet e tubimeve kërkojnë justifikim nën paragrafin 2, të cilat në formën e përgjithshme shpjegohen më sipër, duke kërkuar që kufizimet të (i) përshkruhen në ligj (ii) të bëhen për një qëllim të lejueshëm dhe (iii) të jenë të nevojshme në një shoqëri demokratike, përpjesёtimore dhe jo-diskriminuese (shih paragrafët 73 deri në 75 më sipër). Qëllimet e lejueshme janë:

  • Siguria kombëtare ose siguria publike;
  • Mbrotja e rendit ose parandalimi i krimit;
  • Mbrojtja e shëndetit dhe moralit;
  • Mbrojtja e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.

Autoritetet kanë diskrecion të konsiderueshëm për të vlerësuar nëse një tubim i propozuar përbën rrezik për sigurinë publike, etj., që mund të justifikojë ndërhyrjen, por prezumimi duhet të jetë lejimi i tubimit paqësor. Nuk është shkelje të kërkosh njoftim ose autorizim paraprak, por refuzimi i lejes është ndërhyrje që kërkon justifikim nga standardet strikte të paragrafit 2. Mund të ketë shkelje dhe nëse tubimet vazhdojnë në mosbindje të refuzimit (Baczkowski v. Poland).

Autoritetet duhet të jenë të kujdesshme të sigurohen që kufizimet të mos jenë diskriminuese. Fakti që organizatorët janë grup jo i pëlqyer individësh nuk përbën arsye të mjaftueshme për të ndaluar tubimin. Kështu, kur një kishe evangjelike iu refuzua leja për të kryer një shërbim në një park për shkak se mund të shkaktonte pakënaqësi tek ndjekësit e fesë më të madhe në zonё, u konstatua shkelje. Roli i autoriteteve në këtё situatё duhet të ndiqej nga ‘pluralizmi, toleranca dhe mendja e hapur". Të njëjtat parime do të zbatoheshin dhe për grupet etnike ose politike të pakicave, ose për pakica të tjera, si lesbiket, homoseksualët, biseksualët dhe transeksualët (LGBT) që dëshirojnë të organizojnë marshime dhe demostrata.

Përderisa vendimet për lejimin apo jo të demostratave etj. merren kryesisht nga policia, kjo dispozitë është shumë e rёndësishme. Kyç është zakonisht rreziku i dhunës, qëllimi ose mungesa e tij. Prania e tij mund të justifikojë kufizimet; mungesa e tij do të thotë që kufizimet ka pak të ngjarë të jenë të justifikueshme.

Liria e organizimit është e drejta për t’u organizuar me të tjerë për të formuar organe për të ndjekur objektiva të përbashkëta kolektivisht. Ajo përfshin specifikisht të drejtën për të formuar sindikatat për mbrojtjen e interesave të anëtarëve. Ashtu si dhe sindikatat, dy lloje organizimesh me rёndësi të veçantё janë partitё politike dhe organet fetare.

Ndalimet ose kufizimet për partitё politike vështirë se mund të justifikohen. Gjykata ka theksuar se pluralizimi i palëve është i rëndësishëm për një shoqëri demokratike dhe kërkon arsye bindëse dhe detyruese për ndalim. Fakti që programi i një partie dëshironte të debatonte situatën e një pjese të popullsisë së shtetit nuk e bëri të pranueshme ndalimin e saj për arsye të kërcënimit të integritetit territorial (United Communist Party of Turkey and others v. Turkey). I njëjti interpretim përdoret dhe kur refuzohet regjistrimi si parti politike,; pra refuzimi konsiderohet si ndalim.

Me grupet fetare, neni 11 i lexuar bashkë me nenin 9 krijon përjashtimin që besuesit nuk do të jenë në gjendje të asociohen lirshëm pa ndërhyrjen e shtetit. Si në rastin e partive politike, ekziston e drejta e neutralitetit dhe paanshmërisë. Refuzimi pa arsye të mirëqena për të riregjistruar një kishë pas një ndryshimi në ligj u konstatua të ishte në shkelje të nenit 11 (Moscow Branch of the Salvation Army v. Russia).

Sindikatat kanë të drejtë të kërkojnë të drejta kolektive dhe të hyjnë në marrëveshje kolektive (Demir and Baykara v. Turkey). Gjykata ka krijuar kufizime në veprimet procedurale duke i interpretuar si ndërhyrje me lirinë e organizimit, të cilën shteti kërkohet të justifikojë sipas nenit 2. Me anë të një përjashtimi specifik të paragrafit 2, ushtrimi i të drejtave të nenit 11 mund të kufizohet për anëtarët e forcave të armatosura, të policisë ose të administratës së shtetit. Çdo kufizim i tillë do të interpretohet në mënyrë strikte nga Gjykata.

Pjesa më e madhe e çështjeve të lidhura me lirinë e organizimit ankohen për ligjet e një shteti, ose për veprimet e zyrtarëve të lartë, ose të gjykatave. Por, oficerët e policisë dhe zyrtarët e regjistrimit që merren me shoqata të mundshme ose ekzistuese, veçanërisht me sindikatat, partitë politike dhe organet fetare, duhet të jenë të ndërgjegjshëm për detyrën e paanshmërisë dhe nevojën që kufizimet të jenë të justifikuara nga arsye bindëse.

Download the abstract

  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page