"Skllavërimi" është "statusi ose gjendja e një personi mbi të cilin zbatohet një ose çdonjë kompetencë e lidhur me të drejtat e pronësisë".

Në rastin kur një vajze të re të sjellë nga vendi i saj i lindjes iu kërkua të punonte pa pagesë me orë të zgjatuara për një familje dhe të jetonte në shtëpinë e tyre pa mundësi për të ndryshuar rrethanat e saj, Gjykata u shpreh se vajza nuk ishte skllave (pasi ajo nuk "zotërohej" nga familja), por ishte në servitud (Siliadin v. France) pasi vendi i banimit dhe puna i ishin detyruar kundër dëshirës së saj.

"Puna e kryer me dhunë ose e detyruar " është puna e cila i kërkohet të bëjë ose të ofrojë një person nën kërcënimin e një gjobe. Paragrafi 3 i Nenit 4 jep tri situata që konsiderohen si punë e detyruar:

  • (a) çdo lloj pune që i kërkohet të kryejë një personi të ndaluar në mënyrë të ligjshme;
  • (b) çdo lloj shërbimi ushtarak (ose ekuivalent i njohur i tij);
  • (c) çdo lloj pune që kërkohet si pjesë e detyrimeve normale qytetare (p.sh. detyrat e jurisë).

Këtu mund të ngrihet dhe detyrimi pozitiv për të hetuar, veçanërisht në rastet e trafikimit të qenieve njerëzore dhe të servitudit në shtëpi. Hetimi duhet të plotësojë të njëjtat kushte të të qenit i hapur, efektiv dhe i pavarur, siç detajohet më sipër në nenin 2 dhe 3.

Download the abstract

  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page