Simbolet e Këshillit të Evropës

Simbolet e Këshillit të Evropës

Flamuri dhe himni Evropian u përzgjodhën dhe miratuan nga Këshilli i Evropës para se ato të bëheshin simbole të Bashkimit Evropian. Tashmë ato janë kthyer në emblemë të identitetit të përbashkët evropian.

 

Logoja

Ndryshe nga flamuri dhe himni, të cilët u bënë simbole evropiane të përbashkëta, logoja është shenjë dalluese që i përket Këshillit të Evropës. Organizata u pajis me këtë logo me rastin e 50 vjetorit, në maj 1999. Ajo mund të përdoret me autorizim.







Udhëzues praktik – Identiteti viziv i Këshillit të Evropës dhe programet e përbashkëta - Përdorimi i Logos
Përdorimi i logos zyrtare shpjegohet në dokumentin e mëposhtëm që është një pjesë nga Manuali i Identitetit Vizual të Organizatës.


Logoja me Rezolucion të Lartë (HR)
Versionet e ndryshme të logos së organizatës janë të disponueshme në HR, përfshi këtu dhe një version vektorial.

    

Kombinimi i logos me identitetet e tjera pamore

 

E drejta e autorit
Përdorimi i logos së Organizatës bëhet me autorizim. Autorizimi nuk do të jepet nëse ky përdorim bie ndesh me vlerat dhe parimet e Këshillit të Evropës ose nëse logoja përdoret me qëllime komerciale, ose bashkë me logon, emrin ose markën tregtare të një ndërmarrjeje. Çdo rast do të shqyrtohet individualisht me qëllim që të përcaktohet nëse kushtet e paracituara janë përrmbushur. Autorizimi nuk jep asnjë të drejtë ekskluziviteti.

Kërkesat duhet t’i adresohen Këshillit të Evropës, Drejtorisë së Komunikimit, Pallatit të Evropës, F-67075 Strasbourg CEDEX (France), publishing@coe.int


Quiz sur le logo et l’identité visuelle : testez vos connaissances !