Simbolet e Këshillit të Evropës

Simbolet e Këshillit të Evropës

Flamuri dhe himni Evropian u përzgjodhën dhe miratuan nga Këshilli i Evropës para se ato të bëheshin simbole të Bashkimit Evropian. Tashmë ato janë kthyer në emblemë të identitetit të përbashkët evropian.

 

You will need to activate Javascript in your browser
or update your version of Flash Player
to access this site!

Obtain Flash Player

Himni Evropian

Profesionistët dhe publiku i gjerë mund të kenë akses në versionet e ndryshme të Himnit Evropian. Këto regjistrime janë marrë nga « Rapsodi mbi Himnin e Evropës » dhe janë kompozuar nga kompozitori francez Christophe Guyard, me kërkesë të Këshillit të Evropës për të ilustruar dokumentaret, emisionet dhe programet audiovizuale që lidhen me Këshillin e Evropës.

Në këtë faqe do të gjeni sigla muzikore, pjesë me gjatësi dhe dinamikë të ndryshme, himnin dhe versionin e plotë të veprës së interpretuar në vitin 2004 nga Orkestra Simfonike SWR e Baden-Badenit dhe Friburgut, e drejtuar nga Roland Kluttig.

« Rapsodia mbi Himnin Evropian » është një vepër e mbrojtur. E regjistruar pranë SACEM-it, ajo është pronë e Christophe Guyard-it të cilit i përkasin të drejtat e autorit.

Më poshtë ju do të gjeni, përveç Himnit të Evropës, versionet klasike të luajtura në piano dhe në organo.


Dëgjoni himnin të interpretuar nga orkestra




Versioni i luajtur në piano




Versioni i luajtur në organo



 

Për të dëgjuar versione të tjera të Himnit Evropian, klikoni në këtë link


E drejta e autorit
Këshilli i Evropës vë në dispozicion të profesionistëve (shtypit, radios, TV) dhe të publikut regjistrimet e interpretimeve të ndryshme dhe versionet e Himnit Evropian. Ato vihen në dispozicion falas, por meqë këto vepra të ndryshme janë të mbrojtura, përdorimi i tyre dhe/ose shpërndarja publike i nënshtrohet shlyerjes së detyrimeve të pagesave pranë Sacem (Francë). Për çdo kërkesë, ju lutemi kontaktoni Alun.Drake@coe.int