Simbolet e Këshillit të Evropës

Simbolet e Këshillit të Evropës

Flamuri dhe himni Evropian u përzgjodhën dhe miratuan nga Këshilli i Evropës para se ato të bëheshin simbole të Bashkimit Evropian. Tashmë ato janë kthyer në emblemë të identitetit të përbashkët evropian.

 

You will need to activate Javascript in your browser
or update your version of Flash Player
to access this site!

Obtain Flash Player

Flamuri Evropian

quote 1Në një sfond bojë qielli, yjet formojnë një rreth si shenjë e bashkimit. Numri i tyre është i pandryshueshëm, dymbëdhjetë, simbol i përsosurisë dhe plotësisë që evokon njëherësh si apostujt ashtu edhe bijtë e Jakobit, trimëritë e Herkulit, muajt e vitit, etj. quote 2

Që nga krijimi i tij në vitin 1949, Këshilli i Evropës ishte i vetëdijshëm se ishte e domosdoshme t’i jepej Evropës një simbol me të cilin popujt të mund të identifikoheshin. Në 25 tetor 1955, Asambleja Parlamentare zgjodhi me unanimitet një emblemë të kaltër që mban një kurorë me dymbëdhjetë yje të artë. Në 9 dhjetor 1955, Komiteti i Ministrave i Organizatës e miratoi flamurin me yje që do të përurohej në 13 dhjetor të të njëjtit vit në Paris.

Në vitin 1983, Parlamenti Evropian miratoi flamurin e krijuar nga Këshilli i Evropës dhe rekomandon që ai të bëhet gjithashtu emblema e Bashkësisë Evropiane. Këshilli evropian e miraton këtë propozim në qershor 1985. Institucionet e Bashkimit Evropian e përdorin këtë flamur që nga viti 1986.

Flamuri evropian që nga ajo kohë është bërë simbol i një projekti politik të përbashkët, i cili bashkon të gjithë evropianët përtej dallimeve mes tyre.

E drejta e autorit
Kërkesat që vijnë nga shtetet joanëtare të Bashkimit Evropian duhet t’i adresohen Departamentit për Këshillimin Juridik dhe Traktatet, pranë Drejtorisë për Këshillimin Juridik dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike (DLAPIL) të Këshillit të Evropës, Pallati i Evropës, F-67075 Strasbourg Cedex (France), legal.advice@coe.int
Ju lutem kontaktoni Komisionin Evropian [Drejtoria ''Coordination I'', rue de la Loi 200, B-1049 Bruxelles (Belgique), embl@ec.europa.eu] dhe Këshillin e Evropës për të dorëzuar projektin tuaj.
Përdorimi i emblemës evropiane mund të lejohet vetëm kur:
- nuk ka rrezik që përdoruesi të ngatërrojë Bashkimin Evropian me Këshillin e Evropës
- ai nuk lidhet me objektiva ose aktvitete që nuk u përshtaten parimeve dhe qëllimeve të Bashkimit Evropian ose Këshillit të Evropës.
Autorizimi për të përdorur emblemën evropiane nuk jep asnjë të drejtë ekskluziviteti- ai nuk lejon përvetësimin e kësaj embleme ose të çdo lloj shenje apo logoje tjetër të ngjashme, qoftë përmes regjistrimit, qoftë përmes çdo rruge tjetër. Ҫdo rast do të shqyrtohet individualisht me qëllim që të përcaktohen nëse kushtet e paracituara janë përmbushur. Autorizimi nuk do të jepet nëse emblema evropiane përdoret për qëllime tregtare, bashkë me logon, emrin ose markën tregtare të një ndërmarrjeje.