Mos Ngatërroni


Mos Ngatërroni


Këshilli i Evropës

Një organizatë ndërkombëtare me seli në Strasburg që përbëhet nga 47 shtete të Evropës. Ajo është ngritur për të promovuar demokracinë dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe shtetin e të drejtës në Evropë.


fleches

Këshilli Evropian

Mbledhje e rregullt (të paktën 2 herë në vit) e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian për të orientuar politikën komunitare.

Bashkimi Evropian (BE)

Bashkimi Evropian ka 27 vende që i kanë deleguar atij pjesërisht sovranitetin e tyre për t’i lejuar të marrë në nivelin evropian vendime demokratike mbi çështje me interes të përbashkët. Deri më sot asnjë vend nuk ka hyrë në Bashkimin Evropian pa qenë fillimisht anëtar i Këshillit të Evropës.


Asambleja Parlamentare


Organ vendimmarrës i Këshillit të Evropës. Ai përbëhet nga 318 përfaqësues dhe 318 zëvendësues të caktuar nga parlamentet kombëtare të shteteve anëtare.


fleches

Parlamenti Evropian

Organ parlamentar i Bashkimit Evropian që përbëhet nga 736 deputetë evropianë nga 27 vende anëtare, të zgjedhur me votim të përgjithshëm.


Komisioni Evropian i të Drejtave të Njeriut

Deri në nëntor 1998, ky organ ndërkombëtar shqyrtonte pranimin, në kuadrin e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të çdo kërkese të një individi apo një shteti kundër një shteti anëtar; ai shprehte një opinion për shkeljet e cituara në kërkesë, të konsideruara si të pranueshme për ҫështjet në të cilat nuk arrihej marrëveshje.


fleches

Komisioni Evropian

Organ ekzekutiv i Bashkimit Evropian, i vendosur në Bruksel, i cili kontrollon zbatimin korrekt të traktateve dhe të vendimeve të marra nga institucionet e Bashkimit Evropian.


Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë


Organ gjyqësor i Kombeve të Bashkuara që e ka selinë në Hagë.

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian

E ka selinë në Luksemburg dhe siguron respektimin e të drejtës komunitare, interpretimin dhe zbatimin e traktateve të Bashkimit Evropian.


Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Me seli në Strasburg, është i vetmi organ me të vërtetë gjyqësor i krijuar nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Përbëhet nga një gjykatës për çdo shtet palë në Konventë dhe siguron respektimin nga shtetet palë të detyrimeve që rrjedhin nga Konventa. Që nga nëntori i vitit 1998, Gjykata funksionon pa ndërprerje.


fleches

Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Traktat me anë të të cilit Shtetet Anëtare të Këshillit të Evropës marrin përsipër detyrimin të respektojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.


fleches

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut

U miratua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 1948 për të përforcuar, në planin ndërkombëtar, mbrojtjen e të drejtave të njeriut.