Objektivat tona

Qëllimi i parë i Këshillit të Evropës është të krijojë në të gjithë kontinentin evropian një hapësirë të përbashkët demokratike dhe juridike, duke kontrolluar respektimin e vlerave themelore: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës.

Të Drejtat e Njeriut ... Demokracia... Shteti i të Drejtës

Themelet e një shoqërie tolerante dhe të civilizuar, këto vlera janë të domosdoshme për stabilitetin, rritjen ekonomike dhe kohezionin shoqëror të kontinentit. Ato na drejtojnë në kërkimin e zgjidhjeve të përbashkëta për probleme kryesore : terrorizëm, kriminalitet i organizuar dhe korrupsion, krim kibernetik, bioetikë dhe klonim, racizëm dhe paragjykime, dhunë ndaj grave dhe fëmijëve dhe trafik i qenieve njerëzore. Bashkëpunimi i të gjitha shteteve anëtare është i vetmi mjet për të rregulluar çështjet e mëdha të kohës sonë.

Objektivat:

- Mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracisë pluraliste dhe shtetit të së drejtës;


- Promovimi i ndërgjegjësimit dhe inkurajimi i identitetit kulturor të Evropës dhe diversitetit të saj;


- Gjetja e zgjidhjeve të përbashkëta për probleme të shoqërive tona;


- Zhvillimi i stabilitetit demokratik në Evropë duke mbështetur reformat politike, legjislative dhe kushtetuese.


Mandati aktual politik i Këshillit të Evropës u përcaktua në Samitin e tretë të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive, mbajtur në Varshavë në maj 2005. Më shumë informacion