Nos invités

Të ftuarit tanë

Këshilli i Evropës ka pritur shumë personalitete, nga të gjitha kombësitë dhe të gjitha besimet. Këta burra e gra që kanë qenë ose janë realizues të projekteve politike, shoqërore ose kulturore, ilustrojnë dinamikën dhe vlerat të cilat që nga vitet ’50 udhëheqin veprimtarinë Këshillit të Evropës


You will need to activate Javascript in your browser
or update your version of Flash Player
to access this site!

Obtain Flash Player


Carlo Sforza [1873 - 1952]

Ministër i Jashtëm i Italisë

18 Nëntor 1950

quote 1Fati i Evropës në një pjesë të madhe është në duart tonaquote 2

Fjalimi i tij:

Zotërinj, fati i Evropës në një masë të madhe është në duart tona. Ju mund të bëheni, nëse doni, vazhduesit në këtë anë të Atlantikut, të atyre që në Amerikë, i quajnë ende etërit – "the fathers". "The fathers" sakrifikuan dëshirat dhe interesat për pavarësi të trembëdhjetë kolonive dhe në 17 shtator 1787 shkruan Kushtetutën e përbashkët duke filluar, për herë të parë me fjalët e famshme " We, the people of the United States" "Ne, populli i Shteteve të Bashkuara".

Çfarë aventure e mrekullueshme! Por e domosdoshme, nëse duam të mbetemi njerëz të lirë, të vulosim ditën kur për botën mbarë në Strasburg do të shpallnim "Ne populli evropian". Është gati mbinjerëzore ta mendosh, e di. E megjithatë nga kjo ngjarje do të varet nëse Evropa do të mbetet Evropë në vend që të kthehet në gadishullin e vogël e të panjohur të Azisë, siç qe qe para mrekullisë së Athinës dhe Romës.

Detyra është shumë e madhe, e di. Por madhështia e detyrës, nëse ju e merrni përsipër, do t’i bëjë më fisnike veprat tuaja.