Aksionet tona


Aksionet tona


You will need to activate Javascript in your browser
or update your version of Flash Player
to access this site!

Obtain Flash Player

Dënimi me vdekje

Evropa është sot i vetmi rajon i botës ku dënimi me vdekje nuk zbatohet më. 47 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës ose e kanë hequr dënimin me vdekje ose kanë vendosur një moratorium mbi ekzekutimet.

Këshilli i Evropës ka luajtur një rol pioner në luftën për heqjen e dënimit me vdekje, nisur nga besimi se ky dënim nuk ka vend në shoqëritë demokratike.

Kjo vendosmëri për të hequr dënimin me vdekje shprehet me miratimin, në prill 1983, me nismën e Asamblesë Parlamentare, të Protokollit n°6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, mbi heqjen e dënimit me vdekje në kohë paqeje. Në vitin 2002, u hodh një tjetër hap i rëndësishëm me miratimin e Protokollit n°13 mbi heqjen e dënimit me vdekje në të gjitha rastet.

Këshilli i Evropës e ktheu heqjen e dënimit me vdekje në një kusht paraprak për anëtarësim. Për rrjedhojë, as një ekzekutim nuk ka ndodhur në territorin e shteteve anëtare të Organizatës qysh nga viti 1997. Asambleja Parlamentare vazhdon të ndjekë nga afër çështjen e dënimit me vdekje. Ajo e ka shtrirë veprimin e saj në vendet që gëzojnë statusin e vëzhguesit pranë Këshillit të Evropës , pra kryesisht në Japoni dhe Shtetet e Bashkuara.

Podcast


Më shumë informacion
Debat televiziv "View Point"