Si punojmë ne ?


Si punojmë ne ?


Komiteti i Ministrave

Organ vendimmarrës, përbëhet nga Ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare ose përfaqësuesit e tyre të përhershëm diplomatikë në Strasburg. Ai përcakton politikën e Organizatës dhe miraton buxhetin e saj, si dhe programin e veprimtarive.


Asambleja Parlamentare (PACE)

Organ vendimarrës, Asambleja Parlamentare është motori i Këshillit të Evropës. Ajo ka prodhuar traktate të shumta ndërkombëtare që kontribuojnë për të krijuar një hapësirë legjislative panevropiane. Përfaqësuesit e saj emërohen nga parlamentet kombëtare të çdo shteti anëtar.


Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Zëri i më shumë se 200 000 rajoneve dhe bashkive, Kongresi ofron një vend dialogu ku të zgjedhurit vendorë dhe rajonalë debatojnë për probleme të përbashkëta, krahasojnë përvojat dhe më pas zhvillojnë politikat e tyre. Ai punon për forcimin e demokracisë dhe përmirësimin e shërbimeve në nivel vendor dhe rajonal.


Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Organ gjyqësor i përhershëm që u garanton të gjithë evropianëve të drejtat e shkruara në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Gjykatës mund t’i drejtohen shtetet ose individët, pavarësisht nga kombësia e tyre. 47 vendet anëtare të Këshillit të Evropës janë palë në Konventë.


Komisioneri për të Drejtat e Njeriut

Është organ i pavarur, përgjegjës për të promovuar edukimin dhe sensibilizimin për të drejtat e njeriut dhe respektimin e tyre në shtetet anëtare. Komisioneri luan një rol themelor parandalues.


Konferenca e OJQ-ve

E përbërë nga rreth 400 organizata joqeveritare (OJQ), Konferenca krijon një lidhje vitale midis përfaqësuesve politikë dhe qytetarëve, dhe sjell zërin e shoqërisë civile në Këshill. Puna e Këshillit përfiton gjerësisht nga ekspertiza e OJQ-ve dhe kontaktet e tyre me qytetarët evropianë.


Sekretari i Përgjithshëm

I zgjedhur për pesë vjet nga Asambleja Parlamentare në krye të Organizatës, ai përgjigjet për planifikimin strategjik, për orientimin e programit të aktiviteteve, për buxhetin dhe mbikqyrjen e përditshme të menaxhimit të Organizatës.


Zëvendëssekretari i Përgjithshëm

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm zgjidhet gjithashtu nga Asambleja Parlamentare për pesë vjet, me një votim të veҫuar nga ai i Sekretarit të Përgjithshëm.


Sekretariati

Më shumë se 2 000 punonjës të përhershëm, me origjinë nga 47 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, punojnë në selinë e Këshillit në Strasburg (Francë), por edhe në zyra të tjera në Evropë, të përforcuar me punonjës të përkohshëm.


Buxheti

Në vitin: 240.016.900 €


Gjuhët zyrtare

Frëngjishtja dhe anglishtja janë dy gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës. Gjermanishtja, italishtja dhe rusishtja përdoren si gjuhë pune. Ekzistojnë gjithashtu dokumente të ndryshme në gjuhë të tjera.