Mirëserdhët në Këshillin e Evropës

Vizita e Këshillit të Evropës do t’ju japë një ide për punën e parlamentarëve, diplomatëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve të tjerë të vendeve të ndryshme që vijnë në Pallatin e Evropës për të punuar së bashku, për të propozuar zgjidhje të përbashkëta dhe për t’iu përgjigjur problemeve të mëdha sot.

Ajo çka do të shikoni

- Holli në hyrje të Pallatit të Evropës dhe shkalla e tij madhështore u konceptua nga arkitekti francez Henry Bernard në 1977 « për të afirmuar, përmes formës së tij të jashtme solide se bashkimi bën fuqinë … e nevojshme për përballjen e ideve. »
- Në zemër të ndërtesës është Asambleja Parlamentare, zëri demokratik i Evropës, i vendeve dhe rajoneve të saj. Udhëheqësit politikë të të gjithë Evropës mblidhen këtu në gjirin e Asamblesë Parlamentare dhe të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Vizitat e propozuara

Shërbimi i vizitave të Këshillit të Evropës organizon vizita të drejtuara dhe programe studimi që i përshtaten çdo grupi. Ofrohen dy lloj vizitash:

Vizitat e drejtuara

Ato janë kryesisht për vizitorë që dëshirojnë informacione të përgjithshme mbi Këshillin e Evropës :
- hyrje mbi Këshillin e Evropës ;
-shfaqja e një filmi;
- vizita e sallës së Asamblesë Parlamenatre;
- diskutim mbi rolin e Këshillit të Evropës;
- vizitat drejtohen në anglisht/frëngjisht/gjermanisht;
- kohëzgjatja : afërsisht 1 orë.

Vizitat e drejtuara ndërpriten gjatë sesioneve plenare të Asamblesë Parlamentare, por grupet e vizitorëve kanë mundësinë të ndjekin një debat në sallën e Asamblesë (datat e 4 sesioneve mund të gjenden në website-in e Asamblesë Parlamentare)

Programet e studimit

Vizitat u përshtaten nevojave dhe interesave më specifike të grupeve (mësues, studentë, juristë, etj.).
- vizitë e sallës së Asamblesë Parlamentare ;
- leksion mbi rolin politik të Këshillit të Evropës ;
- sipas kërkesës, mund të ofrohet, gjithashtu, leksion në një fushë të veҫantë të aktivitetit të Këshillit të Evropës ;
- këto leksione mund të jepen në secilën prej gjuhëve të Shteteve Anëtare ;
-kohëzgjatja: 2 deri në 3 orë.

Si veprohet ?

Të gjitha vizitat duhet të rezervohen paraprakisht. Vizitat e drejtuara dhe programet e studimit organizohen për grupe të përbëra të paktën nga 15 vetë.

Vizitat janë falas

Pallati i Evropës është i hapur për vizitorët nga e hëna në të premte. Ai është i mbyllur në ditët e pushimit (festave). Për arsye sigurie, vizitorët janë të lutur të pajisen më kartën e identitetit. Aksesi është i mundshëm edhe për personat që përdorin karrige me rrota.

Për të rezervuar vizitën tuaj dhe për të marrë informacione shtesë, ju lutemi të kontaktoni Shërbimin e Vizitave :

Shërbimi i vizitave
Directorate of Communication
Council of Europe, F-67075 STRASBOURG Cedex
Tel: +33 (0)3 88 41 20 29
Fax: +33 (0)3 88 41 27 54
E-mail: visites@coe.int